Revokohen edhe 9 kontrata koncesionare per hidrocentralet

RTV KLAN 2019-05-27

Views 1

Procesi i skanimit të kontratave të mënyrës se si janë zbatuar koncesionet e hidrocentraleve të vegjël është duke vazhduar, ndërsa deri tani kanë nisur procedurat për prishjen e njëanshme të 17 lejeve të lëshuara nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e HEC-eve. Në fazën e fundit, u revokuan 9 prej këtyre lejeve.

?Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.?

Shkeljet më të shpeshta që janë konstatuar lidhen me mosrespektimin e afateve proceduriale të ndërtimit të hidrocentralit dhe moszabtimin e kritereve ligjore në lejet që janë lëshuar nga institucionet.

?Janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë: Mosrespektimi i afateve procedurale; Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.?

Ministria e infrastrukturës është duke përpunuar problematikat e dala nga procesi i skanimit të 344 kontratave koncesioanre të hidrocentraleve dhe do të bëjë ndërhyrje në aktet ligjore për të vendosur rregulla të reja gjatë firmosjes së kontratave në të ardhmen.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS