Report TV -Rama inspekton zyrat e punës në Durrës: Kurse paraprake për të papunët

Report TV 2019-05-27

Views 2

Personat e papunë që ju drejtohen zyrave të punës, por nuk kanë një kualifikim fillestar dhe nuk dinë se nga t?ia fillojnë apo ç?lloj pune duhet të kërkojnë, tashmë ndihmohen nga zyrat shtetërore përmes një trajnimi disa javor.

Kryeministri Edi Rama ishte në mjediset e Qendrës së Formimit Profesional në Durrës, që ofron kursin e trajnimit "Start SMART".

?Qendra e Formimit Profesional Durrës i shërben të gjithë zonës së Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës me shërbime trajnimi afatshkurtër që variojnë nga disa javë në disa muaj, maksimumi në rreth 6 muaj. Konkretisht, një nga paketat e fundit që kjo qendër e formimit profesional ka lancuar është paketa ?Start Smart? dhe që targeton të gjithë ata që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë, të larguar nga tregu i punës dhe i trajnon ata me aftësi bazë si të kërkojnë një vend pune, por edhe si të kenë shprehitë e duhura për të fituar një vend pune", u shpreh zëvendësministrja e Ekonomisë, Dajna Sorensen.

Një nga mësueset e qendrës është shprehur se zyra e punësimit orienton të gjithë në formim profesional ose në punësim.

?Janë të gjithë punëkërkues të papunë, që vijnë nga zyra e punësimit dhe sot fillojnë kursin në qendrën tonë. Kursi është dyjavor, 4 orë mësimore çdo ditë, bëjmë vlerësimin e aftësive sociale dhe në fund bëjmë profilin që e çojmë në zyrën e punësimit", tha një nga mësueset e Qendrës

Kryeministri iu premtoi kursantëve se mbështetja do të vijojë edhe më pas kursit, duke i ndihmuar ata në gjetjen e një pune.

?Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s?keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t?ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form