Pa Gjurme-Itali, zhduket vlonjati: Jetonte në barakë, mister telefonata e avokatit natën vonë

Report TV 2019-05-27

Views 3

Pjesa e pare e emisioni 15 Prill Pa Gjurme-Itali, zhduket vlonjati: Jetonte në barakë, mister telefonata e avokatit natën vonë në familje Eltoni është fëmija i parë i familjes Gjonbrataj. Valter dhe Natasha janë prindër të dy fëmijëve, Eltoni ka dhe një motër me emrin Elona. Njihej si një djalë mjaft i shoqërueshëm. Me të mbaruar shkollën e mesme profesionale Tregtare ne vitin 1992, Eltoni nisi të punojë me babain e tij në transport ushqimor. I ati Valteri mundohej ta aktivizonte djalin e tij me punë, ndërsa planet e të birit ishin larg kufijve. Ai kishte filluar të fliste me miqtë e tij për të emigruar, gjë të cilën nuk e kishte diskutuar kurrë me të atin.

Në vitin 1993 dy nga shokët e tij të fëmijërisë, që erdhën nga emigrimi ishin Gëzimi dhe Arbeni. Me ta ai bën planet për t?u nisur drejt Italisë. Ishte fundi i gushtit i vitit 1993 pasi shokët ishin pajisur me leje qëndrimi në Itali vendosin ta marrin me vete edhe Eltonin. Të tre mbërrijnë në Firence. Familja e mori njoftimin që Eltoni mbërriti në Itali kur më në fund Eltoni lidhet me ta, ndërsa i telefononte rregullisht një herë në muaj. Në bisedat e para ai i sqaronte familjes se ende kishte vështirësi.

Nga dita që u largua e deri në vitin 1996 për afro 3 vite Eltoni nuk u kthye në Shqipëri, në qytetin e Vlorës ku jetonin prindërit dhe motra. I ati Valteri vendos që në vitin 1996 të shkonte në Itali tek i biri për ta kthyer në Shqipëri. Ai takohet me Eltonin në Firence. Aty mëson se i biri jetonte në një barake pranë stacionit të trenit. I ati qëndron me të birin për pak ditë ndërsa ende ishte i shokuar për kushtet në të cilat jetonte Eltoni. Me kundërshtinë e të birit për të mos u kthyer në atdhe, i ati kthehet në Shqipëri, ndërsa Eltoni vijon të qëndrojë në Itali, pasi një mik i tij i kishte premtuar punë.

Por planet nuk shkuan si duhej dhe Eltoni pasi kapet nga policia italiane kthehet në Shqipëri në maj të vitit 1997. Qëndroi për afro 2-muaj dhe më pas i thotë nënës se do të nisej me gomone për në Itali në korrik të të njëjtit vit. Vajtje ardhjet e Eltonin nga Italia në Shqipëri vazhduan deri në vitin 1998, derisa më 5 gusht të vitit 1998 ai merr për herë të fundit gjyshen në telefon duke i thënë: ?Mos me merrni më në telefon se do t?ju marr unë?. Sot familja është në kërkim të 44 vjecarit. I cili nga ai moment nuk është bërë më i gjallë?destinacioni i tij i fundit është Firencë e Italisë.

Share This Video


Download

  
Report form