Ralf Gjoni në '45 Minuta': Ja pse kërkuam interpelancë me Lleshaj

Report TV 2019-05-27

Views 0

Deputeti më i ri i LSI në Tiranë, Ralf Gjoni ka folur sot në emisionin '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga lidhur me interpelancën që deputetët e opozitës së re, kanë kërkuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjoni tha se kjo gjatë interpelancës do diskutohet lidhur me planin e masave që ka marrë policia e shteti pas grabitje së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. Mbi këtë ngjarje, deputeti Gjoni u shpreh se Presidenti ka për detyrë të mbledhë këshillin e sigurimit kombëtar. Ralf Gjoni foli për reformën e re zgjedhore teksa deklaroi se zgjedhjet e parakoshme nuk mund të bëhen pa ndryshim sistemi.

"Ne kemi kërkuar interpelancë me Lleshaj sepse ka ndodhur një grabitje spektakolare në aeroportin e vetëm të Shqipërisë. Shteti kudo ka për detyrë të mbrojë territorin. Në rastin e grabitjeve të Rinasit janë dhunuar dy shtyllat bazë të sigurisë. Është cënuar jo vetëm jeta e stafit por edhe siguria kombëtare. Kur një grupi i armatosur futet në aeroport në 4 minuta ndërkohë që disa kriminelë i drejtonin armën një avioni të mbushur me pasagjerë.

Presidenti ka detyrimin të mbledhë këshillin e sigurimit Kombëtar. Atij i takon ta mbledhë këtë këshill. Atje duhet diskutuar i gjithë plani i masave. Është normale se cdo qytetar në Shqipëri bën pyetjen më se normale se pse ky aeroport ruhet me një gardh elektrik dhe me një dry që blihet 4 mijë lekë të vjetra te tregu elektrik.

Policët janë heronj dhe anonimati i tyre duhet ruajtur. Shteti ka për detyrë të imagjinojë ccdo skenar të mundshëm. Duhen marrë parasysh të gjithë skenarët e mundshëm. Ata mund të futeshin në avion dhe të merrnin peng pasagjerët. Imagjino një konfrontim me armë brenda aeroportit.

Nëse grabitësit nuk gjenden kemi të bëjmë me një dështim total. Dhe në këtë moment unë në vendin e ministrit të Brendshëm do kisha dhënë dorëheqjen. Paratë nuk kanë rëndësi dhe unë nuk do merrem me paratë. Për mua ka rëndësi siguria e qytetarëve. Ne kemi kërkuar interpelancë sepse Kuvendi ka për detyrë t'i kërkojë llogari ekzekutivit. Parlamenti në një Republikë Parlamentare ka për detyrë të jetë institucioni më i fortë i shtetit, dhe t'i kërkojë llogari ccdo institucioni tjetër. Në këtë frymë është më se normale që Kuvendi të dëgjojë masat që po merren për të garantuar që një akt i tillë të mos ndodhë më. E kemi cilësuar si një interpelancë urgjente dhe me shumë mundësi do të mbahet këtë të enjte. Unë do të parashtroj interpelancën dhe Lleshaj do përgjigjet, Murrizi do e shtjellojë për të krijuar një gjithë-përfshirje. Interpelanca ndodh ccdo javë jashtë vendit, ku parlamenti kërkon llogari.

Share This Video


Download

  
Report form