Komisioni anti-korrupsion vlerëson se Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë ka shkelur Kodin Zgjedhur duke paguar borxhin ndaj kultivuesve të rrushit në periudhë zgjedhjesh. Antikorrupsioni po shqyrton edhe disa raste të tjera të dorëzuara nga VMRO-ja që kanë të bëjnë me dyshime për blerje votash nga ana e pushtetit.