Rudina - Prinderimi, nje nga sfidat me te rendesishme te jetes! (17 prill 2019)

RTV KLAN 2019-05-28

Views 3

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Prindërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë që kërkon jo vetëm dije, informacione, por edhe eksperiencë. Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje të re ku të dy partnerët duhet të jenë gati. Ashtu si nëna edhe babai njihen me ndjenja të mëdha të dashurisë, përkushtimit dhe mbrojtjes. Lodhja dhe pasioni ndërthuren sëbashku ku ajo që jep forcë është dashuria. Fëmija rritet dhe dashuria bëhet aq e madhe saqë mund të duket sikur nuk do të mund të donit më tepër. Nga dëshira dhe dashuria prindërit përpiqen t?i plotësojnë fëmijëve çdo dëshirë, por në këtë mënyrë i japin mesazhin fëmijës se nuk ekzistojnë limitet. Nga dashuria e madhe, por edhe nga padija, prindërit mund të jenë tolerantë më tepër se sa duhet, duke keqedukuar fëmijët. Nga dashuria pa edukim, prindi mund të krijojë indirekt një fëmijë egoist.

Dhe për të folur pikërisht për prindërimin ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan këngëtarja Gerta Heta, sipërmarrësja Artenisa Ozaj, psikologia Anxhela Peza dhe fotografi Olsi Beci.

?Nuk e kam konceptuar ndonjëherë shprehjen ?fëmijët rrisin njëri-tjetrin?. Fëmijët rriten nga prindërit, edukatën e marrin prej tyre. Fëmijët më përpara ndoshta janë kujdesur për njëri-tjetrin, por vajza ime e madhe, 8 vjeç, nuk kujdeset për motrën e vogël, por as unë nuk do të doja që Luna të digjte etapën e fëmijërisë, të mos luante, por të kujdesej për motrën. Kur ata duan një gjë, edhe unë ia plotësoj dhe ata e kanë mësuar tani pushtetin e qarës?, tha Heta.

?Unë kam raport të keq me vajzën, në kuptimin që çdo gjë që ajo do, unë ia plotësoj të gjitha. Në fund të ditës ne për atë po punojmë. Herë pas here e kuptoj që bëj gabim duke e bërë këtë veprim, por ajo tani e ka momentin për t?i shijuar këto gjëra, më vonë do të rritet?, tha Ozaj.

?Unë kam një marrëdhënie shumë të gjatë dhe intensive me prindërit dhe fëmijët njëkohësisht. Jam dakord që një fëmije nuk duhet t?i mungojë asgjë kur bëhet fjalë për mirëqenien dhe mirërritjen e tij psikologjike apo emocionale, por kurrsesi nuk duhet t?i plotësojmë gjithçka lidhur me gjërat materiale. Fëmijët janë psikologë shumë të mirë, ata i testojnë prindërit?, tha Peza.

?Ne për të bërë një kompromis që ajo të hajë, dorëzohemi tek telefoni. Por ne vajzës sonë i kemi instaluar një aplikacion me mjekë që i bëjnë vizita arushëve dhe kur e çuam tek doktori menduam se do qante, por jo. Siç duket ajo bëri lidhjen me atë që kishte parë. E di që nuk duhet përdorur celulari tek fëmijët, por ndonjëherë ia lejojmë?, tha Beci.

Share This Video


Download

  
Report form