Mbyllet fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Maqedoninë e Veriut mbyllet sot gara për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën e 21 prillit. Në garë janë tre kandidate, të gjithë akademikë, asnjëri politikan.Ata janë: Stevo Pendarovski cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet; profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE, dhe shqiptari Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret.Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40%, në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.Në mënyrë që të zgjidhet presidenti në raundin e parë të së dielës, është e domosdoshme të votojnë mbi 50 perqind e të gjithë votuesve të regjistruar, që janë rreth 1.8 milionë vete.Ndërkohë të shtunën, ditën e heshtjes zgjedhore, do të votojnë të burgosurit të sëmurët dhe të moshuarit.

Share This Video


Download

  
Report form