Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar raportin nga ?Gazetarët pa kufij", ku Shqipëria kishte humbu 7 vende, si një tregues që Shqipëria qeverisë nga një "mashtrues". Nga selia e kuqe, Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka "kapur edhe pushtetin e katër", referuar këtu mediave.
Ai është ndalur edhe tek nisma e Ramës, për shpifjen në media, duke e cilësuar atë si një mjet që po përdoret nga kreu i qeverisë, për t'ua mbyllur gojën gazetarëve.
"Këto raporte tregojnë qartë se çfarë mashtruesi qeveris sot vendin. Ky mashtrues i pacipë quhet Edi Rama dhe ta kuptoni këtë gjë të nderuar qytetarë po ua lë juve gjykimin duke cituar çfarë thotë Edi Rama dhe çfarë thonë organizata e reporterë pa kufij, e cila bën vlerësimin e lirisë së medias kudo në botë. (...) Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin.
Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin. (...) Pra gjithçka për të mbyllur gojën, gjithçka për të mos dalë të vërtetat. Por qytetarë jini të qetë. Këto të vërteta do të vazhdojnë të dalin pa ndërprerë. Dhe Edi Rama do të jetë gjithmonë e më keq e gjithmonë e më ngushtë në poshtërsinë që i bën këtij vendi. Të vërtetat janë te Unaza e Re. Të vërtetat janë tek Bregu i Lumit. Të vërtetat i citojmë ne nga foltoret e partive. Dhe nëse do të mbyllë një televizion, një media sociale apo një tjetër, nuk na ndërpresin dot që të gjithë këto letra në dorë ne të shkojmë derë më derë çdo qytetari e t?ia themi me qetësi dhe dalë nga dalë.