Report TV - Humbën mes maleve të Vlorës, gjenden pas 20 orësh turistët belgë

Report TV 2019-05-28

Views 1

Policia ka gjetur çiftin e turistëve belgë që humbën mes maleve në Vlorë prej mesditës së djeshme.

Sipas policisë, dje rreth orës 15:30, dy turistët kanë telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.

Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të gjetjes së turistëve që e kaluan natën mes maleve.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e policisë.

Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është bërë transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.

Share This Video


Download

  
Report form