Meta rrëzon Lleshajn, kthen ligjin e vettingut në polici: Qeveria kërkon që të kontrollojë procesin

Report TV 2019-05-28

Views 0

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar ndryshimet në ligjin e vettingut në Policinë e Shtetit që u miratuan pak javë më parë në Kuvend nga shumica, duke e rikthyer për shqyrtim. Në ligjin e ri theksohej se ndryshimet janë bërë me synim përshpejtimin e procesit dhe uljen e kostove financiare, pa prekur paanshmërinë, pavarësinë, objektivitetin dhe përputhjen e procesit të vlerësimit me parametrat e procesit të rregullt ligjor. Por, kreu i shtetit mendon ndryshe. Ai vlerëson ligjin e parë të miratuar edhe me votat me opozitës (LSI-së) kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj (kundërshtoi ndryshimet e fundit), ndërsa shprehet se me ndryshimet që i bëri ministri i ri Sandër Lleshaj qeveria në të vërtetë kërkon që të kontrollojë procesin e vettingut në Policinë e Shtetit.

"Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtpërdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t?i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht" thotë Meta.

Share This Video


Download

  
Report form