Durrës, testohet siguria në port - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas supergrabitjes në Rinas, autoritetet janë vënë në lëvizje për të parandaluar ndonjë tjetër ngjarje të rendë në vendet ku prezenca e udhëtarëve është e larte.Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare zhvilloi një testim mbi nivelin e sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit.Inskenimi u bë me një çantë të braktisur në sallën e imbarkimit të pasagjerëve në Terminalin e trageteve.Pas njoftimit që iu bë drejtuesve të institucioneve përkatëse, plani i masave vijoi më tej me evakuimin e terminalit të pasagjereve dhe bllokimin e portave, si dhe kontrollin e ushtruar ndaj valixhes se personit që pretendonte se e kishte harruar aty.Inskenimi u ndoq nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.?Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare?.Drejtuesit portual thanë se ushtrime të tilla testuese zhvillohen vazhdimisht dhe se të gjitha agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit.?Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit?.

Share This Video


Download

  
Report form