#rtvora
"Politika të angazhohet për një zgjidhje të drejtë, nuk duam vetëvrasjen e kombit? ishte ky apeli që bëri Arqipeshkëvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit gjatë urimit për festën e Pashkës. Imzot George Frendo, tha se situata është kritike dhe Kisha nuk mund të heshtë.
Bashkë me urimin për Pashkën, Arqipeshkëvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, imzot George Frendo i ka drejtuar një apel të fortë politikës. Ai kërkoi një zgjidhje të drejtë për krizën që partitë kanë krijuar pasi siç u shpreh shqiptarët nuk duan një vetëvrasje të kombit.
Imzot George Frendo: "U bëj thirrje të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët sesa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë por më shumë të zgjasë më të mëdha do të jenë pasojat për popullit. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit. Atyre që protestojnë me dhunë e vandalizëm, Jezusi kujton fjalën kur i tha Pjetrit: Të gjithë ata që rrokin shpatën nga shpata duhet të vdesin. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/imzot-fredo-ne-nuk-duam-vetevasjen-e-kombit-ata-qe-rrokin-shpaten-nga-shpata-duhet-te-vdesin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz