Xing me Ermalin/ Besa Kokedhima: Arsyeja pse nuk marr pjese ne festivale

RTV KLAN 2019-05-28

Views 6

Besa Kokëdhima është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi është zhvendosur në Francë. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku foli për projektin e saj më të ri ?La la la?. Gjatë emisionit Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren për arsyen se përse nuk merr pjesë në festivale teksa shtoi me humor: ?Apo ke frikë se fiton?. Këngëtarja u përgjigj duke thënë se ende nuk ka ndjerë momentin e duhur për të marrë përsipër një angazhim të tillë.

Ermal Mamaqi: Pse nuk merr pjesë më nëper festivale? Pse nuk merr pjesë te festivali i RTSH-së apo ke frikë se fiton?

Besa Kokëdhima: Në fakt nuk e kam ndjerë momentin e duhur, ndoshta për shkak të përgjegjësisë për tu marrë me një angazhim të tillë. Një vajtje të mundshme në Eurovizion e kam menduar bashkangjitur me projekte të tjera për të reklamuar veten si artiste shqiptare në një treg më të gjërë. Por këto gjëra nuk kanë ndodhur dhe nuk e kam vrarë fare mendjen që të mendoj deri atje.

Ermal Mamaqi: Në rregull, ne do ta presim këtë moment./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form