Maqedonia e Veriut, Pendarovski–Siljanovska perballen ne balotazh

RTV KLAN 2019-05-28

Views 0

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska do të përballen në raundin e dytë të 5 Majit për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut. Asnjëri prej tre kandidatëve në garën e kësaj të diele nuk mori më shumë se  50% të votave për t?u zgjedhur president që në raundin e parë.

Kandidati i shumicës qeverisëse Pendarovski pati një epërsi të lehtë me 0.6% të votave kundrejt rivales së VMRO-DPMNE-së në opozitë Siljanovska. Kandidati i vetëm shqiptar në garë  Blerim Reka, i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës siguroi rreth 10.7% të votave duke u eliminuar që në raundin e parë.

Edhe gara e 5 Majit pritet të jetë e vështirë pasi sipas ligjit elektoral, pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mbi 50% që rezultati të konsiderohet i vlefshëm. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 21 Prillit arriti pak më shumë se 41%. Nëse nuk përmbushet kriteri i pjesëmarrjes atëhere, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Edhe në këtë rast, përveçse për përcaktimin e kandidatit fitues, shqiptarët do të jenë faktor vendimtar edhe në vlefshmërinë e presidencialeve.  

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form