Interneti dhe teknologjia duket se kanë larguar lexuesin nga libri klasik. Në ditën ndërkombëtare të librit janë disa, iniciativat e ndërmarra, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe organizatat e ndryshme, për të rikthyer vëmendjen tek leximi.
Një prej tyre ishte dhe ajo e ndërmarrë nga COD, ku nxënës të shkollave të ndryshme publike e private, kanë qenë pjesë e maratonës së leximit, ku të ftuar mes artistësh e figurash publike, ishte dhe Kryeministri Rama.
Pjesët që Kryeministri lexoi përpara të rinjve ishin përzgjedhur nga libri i Ismail Kadaresë, "Mëngjeset në kafe Rostand", e pikërisht pasazhe që i kushtoheshin figurës së gruan në poezinë shqiptare.
Tv Klan