PS ka zhvilluar mbledhje grupi mesditën e sotme, ndërkohë nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Fokusi kryesor i mbledhjes, e drejtuar sot nga Taulant Balla, ka qenë përgatitja për zgjedhjet e 30 qershorit. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se në javën e parë të majit do të mblidhet Asambleja për kandidaturat e kryebashkiakëve.
Mësohet se në mbledhje është paraqitur një kërkesë nga deputeti Bashkim Fino, për uljen e pagave për policinë gjyqësore, me argumentin se janë mbi pagën e presidentit, por kjo kërkesë nuk u pranua nga deputetët e tjerë të PS.
Ndërkohë nesër do të mblidhet Kryesia e PS, ku pritet të diskutohet për çështjet vendore.