RTV Ora - Premtim i dështuar i Ballukut, Air Albania me biletat më të shtrenjta në Shqipëri

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 1

#rtvora

ompania shqiptare Air Albania ka nisur fluturimet mbrëmjen e 19 prillit duke operuar nën emrin e kompanisë turke me të cilën ka marrëveshje. Por ajo që është shqetësuese është fakti se deklaratat e ministres Balluku se vënia në funksion e kësaj linje do të ofronte bileta më të lira mbetet një premtim i radhës. Nga një krahasim rezulton se Air Albania në rastin më të mirë i ka çmimet të përafërta me tregun për të mos thënë më të larta.

"Zgjidhje ekonomike për çdo pasagjer, vjen për të krijuar një shpirt të pastër konkurimi në një treg ku jo pa të drejktë operatorët e tjerë ndihen të rrezikuar".

Edhe kjo deklaratë e Belinda Ballukut më 14 shtator të vitit të shkuar, atëherë drejtuese e Albcontrol duket se ishte vetëm një premtim i cili rezultoi jo i vërtetë.

Air Albania tashmë ka nisur fluturimet drejt aeroportit të Stambollit mbrëmjen e 19 prillit.

Por nëse planifikoni që të udhëtoni me Air Albania nuk do të shihni ndryshime domethënëse në çmime, aq më pak që të ndikojnë në tregun e fluturimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/premtim-i-deshtuar-i-ballukut-air-albania-me-biletat-me-te-shtrenjta-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form