Puntata e sotme e rubrikës ?Dosja Investigative? e gazetarit Elio Laze në Channel One sjell në dritë faktet se si vidhen paratë publike. Në bazë të një vendimi të këshillit administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor çdo farmaci që ka dhe një kontratë me FSDKSH duhet të ketë një distancë prej 20 m nga Qendrat Shëndetësore. Emisioni ?Dosja Investigative? gjatë vëzhgimit evidentoi që kjo pikë e kontratës mes Farmacive dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk zbatohet. Një tjetër vendim i Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është që farmacitë duhet të kenë një distancë prej 150m larg nga njëra-tjetra vendim ky që sërish nuk zbatohet. Çfarë po ndodh me zbatimin e këtyre vendimeve që vetë fondi I ka miratuar? Çfarë fshihet pas? A ka kompromise mes farmacive dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor? Kush i bën këto kompromise në kurriz të taksapaguesve shqiptarë? Për të marrë një përgjigje të këtyre pyetjeve emisioni i?u drejtua Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Çfarë ndodhi, cilat ishin përgjigjet ?
Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit ?Dosja Investigative? të gazetarit Elio Laze.