Ekspozita 'Nëpërmjet artistit dhe kritikut' e Abaz Hodos dhe Andon Kuqalit çelet në muze

Report TV 2019-05-28

Views 1

Ekspozita ?Nëpërmjet artistit dhe kritikut? e dy artistëve Andon Kuqali dhe Abaz Hodo është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Rreth 120 vizatime, grafika, pastel dhe akuarel bënë bashkë artdashësit gjatë inaugurimit të ekspozitës, e cila vjen në kurimin e Shpëtim Dodës. Organizator i ekspozitës Pandi Madhi i konsideron grafikat e viteve të fundit të Hados, si punë në të cilat ndeshim problematikat e kohës në familje edhe në shoqëri. Vet Hado, i cili e konsideron veten një artist që me artin e tij sjell shqetësimet e ditës në vendin ku jeton, kësaj here prezanton për publikun edhe Evën e Adamin në disa versione.

?Vjen një moment, që njeriu mbledh krijimtarinë e tij, e kur sheh që i ka munguar publikut, mendon përse mos t?i ekspozoj. Në një farë mënyre unë jap këtë kontribut,së bashku me pedagogun tim, që në këtë vend që ka kontribute të mëdha. Eva edhe Adamin për mua janë personazhet kryesor, ku transformohen. Këto ndikime ndodhin, edhe janë paradokse të shoqërisë shqiptare. Unë jam artist me shpirt shqiptar, jam një patriot edhe sigurisht që edhe materialet që unë ekspozojë janë fryt i këtij realiteti?, shprehet Hado.
Për kuratorin e Shpëtim Doda, ?Nëpërmjet artistit dhe kritikut? është një ekspozitë plot paradoks ekzistenciale, sepse nga njëra anë kemi një piktor shumë të talentuar, i cili për shkak të regjimit komunist, ka pasur një fat tragjik edhe përse familja e tij, ndonëse ishte pjesë e Luftës u gjend në anën e të persekutuarëve, edhe nga ana tjetër edhe pse Abaz Hodo i përket një brezi më të ri artistësh, por që mes tyre nuk ka diferencë në artin që bëjnë.

?Tek punimet e profesor Abazit ne duhet që të kuptojmë, se arti për shumë arsye është domosdoshmëri. Arti na vendos përpara atë qe ne na duket e padukshme. Fakti që ne sot kemi disa punime të Abazit, siç është Adami edhe Eva, ku në rastin e parë kanë pësuar një lloj ndryshimi transgjinor, ndërsa në rastin e dytë kanë pësuar një ndryshim biblik?, shprehet Doda.

Veprat e Abaz Hados janë në fondin e GKA-së, por edhe në koleksione private në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, Greqi, Angli. Ai ka ekspozuar brenda edhe jashtë vendit. Në MHK pas hapjes së ekspozitës u bë edhe përurimi i librit ?Elemente të kostumit popullor në artin pamor shqiptar? me autor dr. Abaz Hado. Grafikat e Andon Kuqali iu dhuruan drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi. Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form