RTV Ora - PD i bllokon rrugën në Bahçallëk, Rama hyn në Shkodër nga Vau i Dejës

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 1

#rtvora
Ardhja e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Shkoder u prit me protesta nga demokratët. Prej orës 09.45 minuta të së premtes, 26 prill, ata bllokuan qarkullimin në urën e Bahçallekut, që është pika hyrëse për në kryeqendrën e veriut. Nga pankartat me mbishkrimet kundër kryeministrit, tek djegia e gomave, shashkat dhe paralalizimi i qarkullimit, e deri tek përplasjet me policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ishte epilogu i 1 ore e 15 minuta proteste.

I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe.

Por megjithë këtë mobilizim, demokratët nuk ja dolën të ndalojnë hyrjen e Ramës në Shkoder, që e bëri përmes itinerarit Kryqëzimi i Bushatit ? Mjedë ? Unaza lindore e Shkodres dhe më pas aksi nacional për në Han të Hotit.

Megjithatë debatet dhe përplasjet ishin të forta me policinë.

Ish deputeti Bardh Spahia e quan hyrjen e Ramës në kryeqendrën e veriut, të ngjashme me atë të një hajduti, duke u fshehur e duke i ikur përballjes me revoltën qytetare.

"Hyri si një hajdut i votës por dhe i pasurise se qytetareve shqiptare"

Kreu i qeverisë ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit "bashkia që duam" dhe pritet që të bëjë publik në një nga takimet edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër.

Pak minuta pasi protestuesit dhe deputetët demokratë liruan hyrjen e Bahçallëkut, ku kishin dalë prë të protestuar me qëllim që të mos lejonin hyrjen e Ramës në Shkodër, kryeministri shkruajti në twitter: Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër".


Momentet pikante te asaj cfare ndodhi sot te ndjekura ne kohe reale

Ndërkohë që opozita po mbante të bllokuar hyrjen e Shkodrës, duke djegur disa goma dhe duke ndaluar lëvizjen e makinave, mësohet se kryeministri kishte hyrë në Shkodër përmes një rruge të dytë, asaj nga Vau Dejës dhe ka vijuar rrugën drejt Bashkisë së Malësisë së Madhe ku dhe i ka takimet e para.

Vetë deputeti demokrat Bardh Spahia konfirmoi se Rama kishte hyre ne Shkoder: 'Ka hyrë si mi i skutave, ka hyrë në zonën e Nënshkodrës."

Pasi u mësua kjo iu bë thirrje protestuesve të shpërndahen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-do-shkoje-ne-shkoder-por-pd-i-bllokon-hyrjen-ne-bahcallek
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2Td...

Share This Video


Download

  
Report form