Disa përgjime telefonike të kryera nga prokuroria e Krimeve të Rënda për dobi të dosjes hetimore që flet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, në Elbasan, kanë shërbyer si indicie për grupin hetimor që po heton grabitjen e 5.7 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Alkond Bengasi, Pëllumb Çala, i cili është babai i Klemend Çalës, dhe një kushëriri i tyre janë marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Gurra, por sërish ata janë lënë të lirë.
Në dëshminë që Alkond Bengasi ka dhënë përpara grupit hetimor ai thotë se: ??atë ditë pasi kemi dalë nga policia e Elbasanit unë kam ardhur në shtëpinë time tek ?Liqeni i Thatë? në Tiranë dhe në banesën time po atë ditë në darkë ka ardhur Klementi, së bashku me nusen e tij dhe fëmijët dhe gjatë bisedës ai më ka treguar se ??ça ka policia me ty, shih mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë??.
Po këtë natë kur Klementi ka qenë në shtëpinë time ai më ka thënë se ??do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë?.". Menjëherë pas dëshmisë së Alkondit, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Klement Çalës, Oltion Veselit, Elton Piklit, Saimir Çelës, Renaldo Sulës, Talo Çelës, Eldi Çalës, Marenglen Hoxhës, Aleks Pepës dhe E. P.
Skandaloz është edhe fakti që Klement Çala, pavarësisht se ishte në kërkim nga policia lëvizte i lirë në mes të Tiranës dhe pa u shqetësuar përgatiti bashkë me grupin super grabitjen e 9 Prillit brenda aeroportit të Rinasit. Çala ishte shpallur në kërkim nga autoritet greke, pasi është një nga personat i cili u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013 së bashku me Admir Muratajn.