RTV Ora - KQZ regjistron Bindja demokratike, Partia në garën e zgjedhjeve të 30 qershorit

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora

Partia me re poltike, ?Bindja Demokratike? e drejtuar nga Astrit Patozi, u regjistrua për garën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit edhe pse vendimi gjyqësor nuk ka marrë ende formë të prerë.

Me 4 vota pro të përfaqësueve të mazhorancës dhe me votën kundër të kryetarit Klement Zguri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pranoi kërkesën e grupit nismëtar.

Votën kundër Zguri, e mbështeti me ketë argument.

"Eshtë ligji që na vendos kufi. Në zgjedhjet e 2015 është trajtuar i njëjti rast, dhe është vendosur në grup mosregjistrimi i atij subjekti"

Partia ?Shkodra 2015? është precedenti që Zguri i referohet, për të cilin në atë kohë Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, votoi shtatë me zero, duke refuzuar regjistrimin si subjekt garues ne zgjedhje, me argumentin e vetem se vendimi i gjykatës merr formë të prerë përtej afateve ligjore për regjistrim. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mban numrin 158, argumentohet se nëqoftëse vendimi gjyqësorë merr formë të prerë jashtë afateve të përcaktuara për regjistrim, subjekte poltike nuk mund të pranohen në garë.

Ndërkohë për partinë më të re në tregun politik, ?Bindja Demokratike?, në Gjykatën e Apelit, janë ankimuar 4 qytetarë me pretendimin se ky subjekt ju ka falsifikuar firmat e mbledhura për krijimin e saj. Për këtë çështje është njoftuar edhe KQZ.

KQZ regjistroi 7 subjekteve politike, duke e çuar në 42 numri i partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kqz-regjistron-bindja-demokratike-partia-ne-garen-e-zgjedhjeve-t-30-qershorit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form