Veliaj: Liqeni i Kasharit, një tjetër “mushkëri” për Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liqeni i Kasharit po shndërrohet në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës. Aksionit të Bashkisë për mbjelljen e pemëve iu bashkuan edhe punonjësit e OSHEE-së.Kryetari i bashkise, Erion Veliaj u shpreh mirenjohes per kontributin e 60 pemeve te reja te mbjella buze liqenit.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISË TIRANË?Është një provë konkrete se kompanitë shtetërore mund të menaxhojnë më mirë edhe se kompanitë private. E kemi parë këtë me kompaninë e pastrimit të Tiranës, me OSHEE-në, dhe besoj fort, si i majtë, si socialist, që po, është e mundur që kompanitë shtetërore, përveç bilancit ekonomik, të kenë edhe një bilanc social. Aksioni i sotëm futet tek tabela e bilancit social. Pra, jo vetëm një kompani që shërben mirë, që mbyll borxhet, jo vetëm që del me fitim dhe është likuide, po një kompani që sheh dhe ka sy, veshë e zemër për nevojat e komunitetit?Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, nderkohe qe mandatin e dytë Veliaj thote se do të vijojë puna me investime të reja ne kete park.?Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t?u patur zili, dhe për të rritur standardin?Pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana tashme do të kete edhe nje tjeter ?mushkëri?, per ti dhene me shume frymëmarrje kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form