Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, pjesë e një konference për shtyp të aleatëve opozitarë të Partisë Demokratike, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama.
Dule ka kujtuar zgjedhjet e Kavajës ku fitoi kandidati demokrat Isa Sakja. Sipas tij ekziston precedenti i Kavajës dhe nuk duhet harruar. ?Në Kavajë pati zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të pjesshme?, tha Dule duke shtuar se askush nuk i quajti antikushtetuese ato.
Partitë opozitare kanë kërkuar një tryezë politike për daljen nga kriza duke i mëshuar faktit se duan një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.