“Daja” refuzon bashkëpunimin, nuk tregon asgjë për grabitjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me synimin për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë, për shkak se dyshohet të jetë një nga ideatorët e grabitjes në Rinas, prokurorët e krimeve të rënda kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje Ragip Hajdinin, i njohur me emrin ?daja? nga Kosova.50 vjeçari ka qëndruar i heshtur para tyre, duke mos pohuar e as mohuar përfshirjen e tij në supergrabitjen e miliona eurove.Hajdini do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t?u njohur me masën e sigurisë, e prokuroria pritet të kërkojë arrestin me burg.Si provë të fortë kundër tij, organi i akuzës ka dëshminë e Alkond Bengasit, i cili pranoi të bashkëpunoje me drejtësinë, duke zbërthyer edhe grupin kriminal. Ai tregoi të gjithë emrat e personave që takonte Admir Murataj, si dhe dy vëllezërit Klement e Eldi Çala.Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë vijuar kontrollet për të gjetur monedhat e grabitura apo sende të tjera të përdorura në ngjarje.Momenti i fundit ku kamera e një servisi ka fiksuar lëvizjen e autorëve me furgonin ku ndodheshin paratë, ishin varrezat e Tapizës, deri në digën e rezervuarit të këtij fshati.

Share This Video


Download

  
Report form