RTV Ora -Rama Haradinajt: Merkel dhe Macron kërkuan pezullimin e taksës për tu bërë pjesë e dialogut

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 1

#rtvora
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër homologut nga Kosova, Ramush Haradinaj në lidhje me pretendimet e këtij të fundit se i kanë bërë presion në Berlin për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një status të gjatë në Facebook, Rama thotë se askush në Berlin nuk i ka bërë presion për heqjen e taksës dhe ai jo e jo. Sipas tij kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron i kanë kërkuar pezullimin për 4 ose 6 muaj, në mënyrë që të futen në procesin e dialogut me Serbinë edhe vetë ata.

Me këtë qëndrim, kryeministri Rama ka qenë dakord dhe thotë se i ka kërkuar Hardinajt mos e refuzojë propozimin.

"I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranoje këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte nëe nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Francës, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si një mundesi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshëm. Kur këta aleate të medhenj dhe të pazevendesueshem dot nga askush e askurre (pa te cilet jo Ramushin, po as Kosoven dhe te drejten e saj njeqind vjet te mohuar s'do ta njihte kurrekush ende sot), kerkojne thjesht pezullimin e perkohshem te takses, ne menyre qe te mund ta ndihmojne e ta mbeshtesin Kosoven drejt njohjes se saj te plote nderkombetarisht, refuzimi eshte i pakonceptueshem per mua", shkruan Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-pergjigjet-haradinajt-ramush-askush-ste-ka-bere-presion-heqjen-e-takses

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form