Report TV - Klubi Regbisë Tirana surprizon në Ligën Ballkanike: Këtu falë mbështetjes së serbëve

Report TV 2019-05-28

Views 4

Klubi Regbisë Tirana është ekipi i vetëm në Shqipëri që ushtron këtë sport të pazakontë në vendin tonë. Prej dy vitesh ato marrin pjesë në ?Balkan Super League? ku këtë fundjavë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në Grupin A të Ligës së Dytë. Për ?report tv? Ditmar Halla, njëri prej lojtarëve të klubit, tregon se si janë bërë pjesë e kësaj lige.

?Ata që na ftuan çuditërisht ishin federata serbe e regbisë, që na bëri goxha përshtypje. Na thanë që jeni të mirëpritur të merni pjesë në këtë kampionat që është kompeticioni më i rëndësishëm në ballkan. Ata janë treguar shumë të sjellëshëm dhe na kanë ndihmuar për çdo gjë që munden për të na e bërë më të lehtë. Nuk e prisnim në fakt.?

Në ekip nuk ka vetëm lojtarë shqiptar, por pjesë e tij është edhe një turk.

Ogulcan Satiroglu: ?Është shumë emocionuese të jetoj këtu, te jem pjesë e diçkaje dhe të bëj atë që dua, të luaj regbi. Është fantastike që luaj me këto djem.?

Klubi Regbisë Tirana në ndeshjen e parë triumfoi në transfertë me rezultatin e thellë 6-46 kundër ekipit të Bosnje-Hercegovinës Ragbi Fis Vitez, ndërsa sfidën e ardhshme do ta luajnë në Shqipëri kundër ekipit malazez të South Region Montenegro. Në prag të takimit mbizotëron një atmosferë pozitive dhe besimplotë për rezultatin, ndërsa njëri prej lojtarëve shpreson që shumë shpejt ekipi të ngjitet në Ligën A.

Share This Video


Download

  
Report form