Rama: Burg për bllokimin e rrugëve! 10 vjet kush cënon sigurinë ushqimore

Report TV 2019-05-28

Views 0

Socialistët kanë përgatitur të paktën 10 ndryshime në Kodin Penal duke ashpërsuar dënimin në disa fusha. Por kur opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj duke bllokuar rrugët çdo të enjte, mazhoranca propozon që ky veprim të kriminalizohet dhe të dënohet me burg.

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi ashpërsime të tij, veçanërisht lidhur me sigurinë ushqimore. Ndryshimet e reja parashikojnë masa shtrënguese, 10 vjet burg për ata që do të cënojnë sigurinë ushqimore përmes përdorimit të kimikateve, shitjes së tyre jashtë afateve të skadencës. Por jo vetëm kaq, Rama paralajmëron deri në heqje të të drejtave të ushtrimit të aktiviteve të bizneseve që do tregtojnë mallra jashtë standarteve.

Ndryshimet në Kodin Penal, tha Rama do parashikojnë ashpërsime edhe në aspekte të tjera lidhur me të cilat ka pasur shqetësime nga qytetarë por edhe nga grupet e interesit.

Lidhur me zhvillimet e ndodhura në vend dhe deklaratat e opozitës se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale i kujtoi ish-deputetëve kodin penal i cili sipas tij është miratuar që kur PD ishte në mazhorancë. Ai ceku problemin e bllokimit të rrugëve duke iu referuar protestave të opozitës duke thënë se Shqipëria nuk do ta pranojë më këtë si një normalitet sportiv pasi asnjë vend tjetër në botë nuk e pranon.

Duke iu referuar protestave dhe sjelljes së organeve të rendit përballë protestuesve të cilën e quajti dinjitoze Rama ceku ashpërsimin e masave për dhunë ndaj punonjësve në krye të detryës është kthyer në shqetësuese. Lidhur me këtë do ketë shtrëngim të masave për këdo që ushtron dhunë ndaj uniformave blu, teksa përcaktoi se shkelja do të përcaktohet që nga kundërshtimi i tyre e deri tek prekja. Në dhunën ndaj punonjësve Rama ceku edhe atë ndaj bluazve të bardha. Ndërkohë nga ana tjetër paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj bluzave të bardha në rast neglizhence të trajtimit mjekësor të cilat rrezikojnë jetën e një personi, gjë e cila tha ai do të provohet në rrugë ligjore.

Një rast shqetësues i dhunës, tha Rama është edhe dhuna në fushën e blertë. Ai tha se shkelja nuk do përcaktohet vetëm në ushtrimin e një akti dhune të mirëfilltë, por që nga cekja e vijave të bardha.

Share This Video


Download

  
Report form