Report TV -Veliaj: 3% e apartamenteve të reja do të jepen për strehim social

Report TV 2019-05-28

Views 0

Bashkia e Tiranës ofron sot një nga paketat më të mira sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. I pranishëm në konferencën ?Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri: kontributi i treguesve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në hartimin e politikave të bazuara në evidenca në nivel kombëtar dhe lokal?, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka shpërndarë çdo vit 1 mijë kredi të buta për strehim, ndërsa ka vijuar edhe mbështetja përmes programeve të tjera sociale për njerëzit në nevojë.

?Jemi një ndër bashkitë që ofron paketën më bujare për çështje sociale në rajon, sidomos lidhur me strehimin. Vitet e fundit kemi dhënë nga 1000 kredi të buta çdo vit, kryesisht për të ndihmuar çiftet e e reja, ku shuma e moshës së dy anëtarëve të çiftit është nën 70 vjeç; pra, u japim një ndihmë të fillojnë jetën e tyre të re si familjarë të rinj në qytetin e Tiranës. Kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga bankat, ku ne amortizojmë interesin dhe përfituesit paguajnë vetëm këstin e kredisë?, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë veçoi gjithashtu edhe hapjen e 7 mensave sociale, si një mundësi që çdo kush në Tiranë të marrë strehim dhe një vakt të ngrohtë. ?Jam shumë i vendosur që të vazhdojmë me politikat tona sociale. Kemi hapur për herë të parë strehën për personat në situatë rruge, kurse sot kemi 7 mensa sociale. Ky qytet ka shumë nevoja, por ka edhe shumë solidaritet. Një qytet me 1 milion banorë patjetër që ka varfëri, por një qytet që prodhon 50% të PBB të ekonomisë së Shqipërisë, patjetër duhet të ketë edhe shumë bujari e solidaritet. Dua shumë që të mos e shohim vetëm si monopol të autoriteteve qeveritare dhe ndërkombëtare?, tha kryebashkiaku.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjitha pallatet e reja do të rezervojnë 3% të ndërtimit për llogari të fondit të banesave sociale në Tiranë. Veliaj tha se pas vendosjes së taksës për ndërtimet e reja, do të aplikohet edhe nisma për të vendosur 3% të ndërtimeve për strehimin e familjeve sociale. Kjo, sipas tij, është mënyra më e mirë për strehimin e familjeve të pastreha sepse shmang përqendrimin e tyre në zona të caktuara, por njëkohësisht tregon se Tirana është qytet solidar dhe kushdo kontribuon për dikë në nevojë.

?Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe duhet ta pranojmë këtë. Me ligjin e ri, për të cilin duhet të bëjmë të gjitha aktet nënligjore, u kërkojmë ndërtuesve që 3% të ndërtesave të reja të vendosen në dispozicion të fondit të banesave sociale. Kjo e bën akoma më demokratik këtë proces. Jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet ta aplikojmë sa më shpejt vitin tjetër sepse na ndihmon që hapësirat e qendrave sociale të mos kthehen në geto?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se vetëm në katër vitet e fundit në kryeqytet kanë ardhur 100 mijë vetë, të cilët e shohin Tiranën si vendin ideal për të jetuar dhe ndërtuar karrierën e tyre. Ndaj, theksoi ai, Tirana nuk mund të ndërtojë mure për të bllokuar ata që v...

Share This Video


Download

  
Report form