Veseli pas takimit me krerët e shtetit: Nuk i dorëzohemi Vuçiçit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas takimit që ka zhvilluar këtë të premte me krerët më të lartë shtetërorë, është shprehur se Samiti i Berlinit është konsideruar nga të gjithë si i dobishëm.?Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën?.Ndër të tjera në lidhje me taksën, ai ka theksuar se kurrë nuk do ti nënshtrohen Vuçiçit dhe Serbisë.?Taksa për besë u bo bajat. Ka qenë vendimi më dinjitoz ndaj shtetit tonë në raport me Serbinë. Kur e kam propozuar taksën 100 për qind ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Serbisë. Kurr, s?kemi me iu nënshtrua Serbisë dhe Vuçiçit?.Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk kanë komentuar asgjë në lidhje me takimin e kësaj të premtje.

Share This Video


Download

  
Report form