Kosova kerkon ndihmen e SHBA per marreveshjen

RTV KLAN 2019-05-28

Views 0

I dobishëm është konsideruar takimi i Berlinit nga Prishtina zyrtare. Në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Veseli, Thaçi e Haradinaj e kanë njoftuar atë dhe ekipin negociator në detaje rreth diskutimeve në këtë samit.

Pas takimit kryeparlamentari Veseli kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të përfshihen më shumë rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Kadri Veseli, kryetar i parlamentit të Kosovës: Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën.

Për taksën, Veseli tha se është bërë ?bajat?. Ndërsa në një konferencë tjetër për media, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kanë nisur konsultat dhe procedurat për formimin e një Gjykate Ndërkombëtare për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa aktualisht Kuvendi është duke punuar rreth rezolutës për gjenocidin serb.

Më 15 Prill Kuvendi i Kosovës ka miratuar komisionin Ad Hoc, i cili merret me nxjerrjen e një rezolute për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form