Apeli 'vulos' burgun përjetë për vrasësin e Dajçit/ VIDEO ekskluzive si u ekzekutuan dy të rinjtë

Report TV 2019-05-29

Views 12

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Miklovan Parubi nga fshati Dajç i Shkodrës. Vendimi është marë ditën e sotme në Shkodër, ku edhe pse autori i krimit të dyfishtë kërkoi pendesë, trupi gjykues refuzoi të ulte dënimin për Parubin duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm. Kërkesën për dënimin e tij me burg përjetë e ka paraqitur përfaqësuesi i akuzës së Apelit Shkodër Elvin Gogaj, i cili pasi analizoi të gjitha provat në dosje, ju drejtua gjykatën me përfundimin se i pandehuri Miklovan Parubi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër vetë i pandehur kërkoi mëshirë dhe nëpërmjet avokatit të tij, parashtroi disa pretendime, duke kërkuar dënimin me 25 vite burgim, kërkesë e cila është refuzuar nga gjykata e Apelit në Shkodër.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshti ka ndodhur në 3 tetor 2016 ku rreth orës 22:40 në një bar-kafe të quajtur ?Shqiponja? në fshatin Dajç të Shkodrës, janë dëgjuar disa breshëri kallashnikovi. Në këtë video të siguruar nga policia duket qartë momenti kur autori i krimit Miklovan Parubi,ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar pa asnjë paralajmërim me breshëri mes grupit të djemve që qëndronin në një tavolinë në lokal.

Pamjet filmike tregojnë momente drithëruese ku Parubi qëllon nga shumë afër me kallash, ndërsa të pranishmit largohen në mënyrë të çoroditur, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme. Në total Parubi ka qëlluar plot 38 gëzhoja, ndërkohë që të vdekur ne vend ka lënë dy personat Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshti.

Ndërsa ka plagosur rëndë personat e pranishëm në tavolinë Vinçens Kopshti, vëllain e viktimës Gacalin Kopshti, Aleksandër Prendin, Ndokë Markun dhe Kidas Molla. Sipas dosjes hetimore i pandehuri Parubi, ka qënë pak kohë para ngjarjes në ambjentet e lokalit ?Shqiponja? dhe pas një debate verbal me dy nga djemtë, ai është larguar dhe ka marë një armë automatike duke u kthyer në lokal dhe ka hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronin të rinjtë. Lokali ku ndodhi krimi i rëndë administrohej me qira nga viktima Arjet Saiti. Ndërkohë gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Share This Video


Download

  
Report form