http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Kurbinit vendosi burg pa afat për tre autorët e vrasjes së ndodhur gati një javë më parë në qytetin e Laçit, ku mbetën të vrarë dy kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi. Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Markel e Vincens Bushin, si dhe të afërmin e tyre Manuel Bushi. Ata shfaqën pendesë para gjykatës, duke u shfajësuar me argumentin se nuk donin të vrisnin askënd, por viktimat i kishin qëlluar të parët me mjete të forta. Tre të rinjtë u vetëdorëzuan dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të tyre me policinë. Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në qendër të laçit. Konflikti nisi ne fillim ne ambientet e brendshme, e me pas vijoi me perdorimin e armeve jashte tij.