Report TV -RENEA dhe agjentët me snajper aksion tek 'Komuna e Parisit'

Report TV 2019-05-29

Views 1

1 orë zgjati një operacion i forcave RENEA në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, pas një informacioni të ardhur nga qytetarët se një person i kërkuar dhe i dyshuar si i përfshirë në vrasje, fshihej në një apartament në një prej pallateve të zonës. Operacioni u ndoq nga afër nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ku u panë agjentë të RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve.

Siç raporton gazetari Rusta, informacioni i mbërritur në polici nga qytetarët, ishte se personi në kërkim, fshihej prej disa javësh në një apartament në katin e fundit të një pallati në zonën e "Komunës së Parisit". Policia kreu kontroll në katin e fundit të pallatit në fjalë, aty ku flitej se fshihej i kërkuari.

Share This Video


Download

  
Report form