Mesazhet e Samitit te Berlinit

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

Samiti i Berlinit nga analistët është cilësuar si tendencë e Evropës që të krijojë imazhin e përpjekjes në raporton me Ballkanin Perëndimor. Për analistin Ismajl Tasholli me këtë samit është tentuar t?i bëhet me dije palëve se kujdesi ndaj tyre nuk mungon,

Ndërsa pa shije i ka quajtur polemikat ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë gjatë dhe pas samitit për cështjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Ai thotë se politika si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri duhet të mësojë të dalë nga perspektiva e përdorimit të debateve për konsum ditor te interesave partiake.

Ismajl Tasholli, analist: Edhe gjatë do të kemi provimin e artikulimit në këtë hapësirë të re politike që do të ketë edhe koston e pasojave negative por mirë është që po tejkalohet heshtja si qëndrim. jo shpesh po nganjeherë më mire se ta heshtësh një problem është që ta artikulosh mangët.

Për analistin tjetër Ramush Tahirin, askush nuk ka të drejtë t;ia marrë të drejtën Shqipërisë të interesohet në çështje të Kosovës.  Sipas tij është në interes të të dyja vendeve që të kenë një politikë të unifikuar.

Ramush Tahiri, analist: Është një bajraktarizëm, një traditë e keqe ndërshqiptare. Askush nuk ka të drejtë tia marrë Shqipërisë drejtën të flas për Kosovën, edhe si vend fqinjë e aq më pak që është vend me shumicë shqiptare.

Kryeministri i Haradinaj ka thënë se i është bërë presion nga Rama e Thaci më shumë sesa nga ndërkombëtarët për pezullimin e taksës gjatë samitit, për çka edhe pasoi reagimi i Ramës i cili ka thënë se ai po e shtrembëron të vërtetën, derisa Haradinaj i ishte kundërpërgjigjur se ndonëse nuk i pëlqen dikujt gjithmonë do ta thotë të vërtetën.

Share This Video


Download

  
Report form