Në ndër të Ditës së Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka qënë i pranishëm në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit.
Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim ?Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut?.
5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi e përkujtoi edhe me një mesazh nderimi për dëshmorët e atdheut.
?Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, e cila i ka rrërnjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së saj.
Prandaj qëndrimi ndaj dëshmorëve të atdheut, nuk është një çështje morali apo edukimi, por një çështje themelore e identitetit tonë kombëtar. Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë. Partitë tregojnë emancimin e tyre, kur nderojnë dëshmorët.
Çdo kohë dhe çdo përpjekje për liri kombëtare e shoqërore ka nxjerrë dëshmorët e saj. Dhe shqiptarët i kanë nderuar dhe do të vazhdojnë t?í nderojnë të rënët dhe me këtë nderim tregojnë emancipimin e tyre kombëtar, shoqëror, politik dhe kulturor.
Partizanët dëshmorë, të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, janë një legjion nderi i kombit shqiptar, me të cilët shqiptarët janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen përjetësisht.
Ata dhanë jetën në një nga momentet më vendimtare të historisë së Shqipërisë, kur përcaktohej fati i atdheut të tyre, nëse do të bashkohej me frontin e përbotshëm antifashist e progresist dhe do të vendosej në krahun e duhur të historisë dhe të ardhmes së vendit të tyre, Europës dhe qytetërimit botëror. Partizanët shqiptarë bënë zgjedhjen e duhur dhe dëshmorët partizanë dhanë jetën e tyre në atë kohë përcaktuese e vendimtare.