http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nesër nisin muajin e shenjte te Ramazanit. Kreu i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë Haxhi Bujar Spahiu uroi te gjithë besimtaret. Ne mesazhin e tij theksi u vendos tek familja dhe vlerat e saj.Mesazhi i plote i kreut te Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu:Bismilahi Rrahmani RrahimMe emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin t?ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.Nesër me datë 6 maj është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kur?anin Famëlartë, thotë: ?Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur?ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!? (El-Bekare, 185).Të nderuar besimtarë, koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta, më shqetësuese janë ato që ndodhin brenda familjes shqiptare ku shpeshherë ekuilibrat dhe vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi.Lus Zotin që ky muaj i begatë e i paqtë të na kthejë vëmendjen tek familja, tek lidhja e mrekullueshme mes pjestarëve të saj.Prindër të dashur, transmetoni tek familjet tuaja mesazhin e dashurisë dhe paqes, edukojini fëmijët tuaj me dashuri për atdheun, për tjetrin dhe jetën. Jepuni atyre shpresë! Kaloni më shumë kohë me familjen që ta bëni gjithnjë e më të fortë shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë.Të nderuar motra dhe vëllezërRamazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na i pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.