RTV Ora - Misteri i helmimit në Bulqizë, mbi 113 persona të shtruar në spital

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 0

#rtvora
Numri i të helmuarve në Bulqizë ka shkuar mbi 113. Edhe pse verifikimet për gjetjen e shkakut kanë nisur prej dy ditësh gjithçka mbetet ende enigmë. Prej ISHP paraprakisht deklarohet se helmimi mund të ketë ardhur prej ujit, por se prefekti pas kryerjes së analizave shprehet se uji është I pastër. Edhe mjekët dyshimet i kanë për ujin e pijshëm ose bukën, por ajo çfarë i tremb është edhe dyshimi se mund të ketë qenë veprim i qëllimshëm.

Çfarë po i helmon banorët e Bulqizës mbetet mister. Mbi 113 persona kanë përfunduar në spital në harkun e dy ditëve me simptoma të njëjta.

Në pritje të rezultatit të analizave Instituti i Shëndetit Publik tha se dyshimet janë për ujin e pijshëm.

"Uji është i vetmi gjë e përbashkët që i lidh ata. Mendojmë se ajo mund të jetë shkaktëri", tha mjekja Rovena Daja.

Por një tjetër analizë sipas Prefektit të Dibrës tregon se ai është në nivele të pranueshme ndaj kërkon zgjerimin e hetimeve.

"Sapo mora konfirmim nga laboratori fiziko-kimik i Peshkopisë, rezultatet e ujit kanë dalë mirë. Në Tiranë janë ato kampion, por mbase do të duhet një kohë më e gjatë. Bisedova me drejtorin e spitalit për ta zgjeruar rrethin e kërkimit", tha prefekti Nexhbedin Shehu.

Në mungesë të një shkaku zyrtar dhe duke analizuar simptomat e pacientëve mjekët e spitalit të Bulqizës, veç ujit të pijshëm ngrenë dyshime se shkak për helmimin mund të jetë bërë edhe ndonjë furrë buke apo në rastin më të keq, mund të jetë ngjarje e qëllimshme

"Helmimi, uji", tha mjeku Ramazan Ceni.

"Nuk përjashtohet edhe ndonjë furrë buke që klasifikohet në këtë version dhe një mundësi tjetër mund të jetë ndonjë veprim dashakeq", tha mjeku tjetër Shahin Kaja.

Fakti se në shumë raste janë prekur e gjithë familja, përforcon dyshimet se faktori i kontaminuar është konsumuar masivisht.

"U bënë tre netë, të gjithë jemi", tha një banor i Bulqizës.

Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publikë në Bulqizë ka vendosur njoftime pranë çdo banesë ku u kërkon qytetarëve të mos e konsumojnë ujin që u rrjedh në çezma deri në zbulimin e lëndës që po i helmon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bulqize-shkon-ne-100-numri-i-personave-te-helmuar-nga-uji
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS