Report TV -Ekspozita “Feja në shoqëri, modeli shqiptar” në muze

Report TV 2019-05-29

Views 0

Të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri u bënë bashkë për të çelur sot ekspozitën ?Feja në shoqëri, modeli shqiptar? në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë secili komunitet prezantonte fotografi, botime, libra, revista apo dhe edhe objekte të ndryshme fetare, të cilat përfaqësojnë besimin e tyre. Ndërsa, krerët fetarë ndalën më gjerësisht tek bashkëjetesa fetare, që deri më tani ka ekzistuar më së miri në shoqërinë tonë, por që duhet punuar edhe më shumë për ta ruajtur siç është. Kreu i Komitetit Katolik, George Frendo, teksa e konsideron nder ekzistencën e kësaj harmonie mes komuniteteve të ndryshme fetare, bën thirrje që të jemi më shumë kujdes për në të ardhmen, duke u përqendruar më shumë tek edukimi për paqen.

?Shumë herë kemi shprehur krenarinë tonë për faktin se në Shqipëri nuk kemi probleme në marrëdhëniet mes besimeve të ndryshme. Është një ndër për ne, që ekziston një harmoni mes nesh, por unë mendoj se mos të kënaqemi, por duhet që të kemi kujdes, që të vazhdojmë të ruajmë këtë harmoni, duhet që të marrim masat për të ardhmen. Besoj se është shumë e dobishme, që të përqendrohemi më shumë për edukimin për paqen. Kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga shteti, në sistemin arsimor duhet që t?i japin më shumë rëndësi edukimit për paqen. Ka gjithmonë rreziqe, por edhe nga ana e shtetit, që shteti të ketë kujdes në respektimin e barazi mes besimeve të ndryshme, siç kërkon edhe vet kushtetua që të gjithë besimet e pranuara zyrtarisht nga shteti të respektohen në mënyrë të barabartë. Në përgjithësi mund të themi se janë të gjithë të respektuar, por të respektohen në mënyrë të barabartë, që mos të krijohet një farë gare mes besimeve?, shprehet kreu i Komunitetit Katolik, Georgo Frendo.

Kreu i Komitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu, e quan këtë traditë më shumë se një shekullore.

?Kjo traditë nuk është e sotme, as e 100 viteve të fundit, një traditë ndërshekullore. Por kjo traditë avancoi edhe më shumë, duke arritur kulimin në kuvendin e Vlorës, kur qeveria vendosi që të ketë në kabinetin e saj, anëtarë të katër besimeve fetare?.

Nga ana tjetër edhe krerët e besimeve të tjera fetare mendojnë se e kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi

?Feja është dhuratë hyjnore që na është dhuruar për të qetësuar zemrat, për të afruar më shumë individët edhe popujt. Jam mëse i sigurt që e kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi, individual, kolektiv, etnik apo racor, që mobilizon forma të shumëllojta dhune, që vrasin në forma të ndryshme bashkëjetesën paqësore, është frymëzuesi po i mësuesi i konflikteve të mëdha, që e mban gjallë pareshtur urrejtjen. Antidoti ndaj egocentrizmit nuk janë këshillat me fjalë përgjithësuese, as ligjet e ndryshme, por farëzimi i dashurisë brenda njerëzve edhe shoqërisë?, kreu i komitetit Orthodoks, kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form