Ushtria shqiptare nis Task Force në Letoni

RTV KLAN 2019-05-29

Views 3

Një ditë pas ndarjes tragjike nga jeta të Nëntetares Zarife Hasanaj, Ministrja e Mbrojtjes ka nisur drejt Letonisë një Task Forcë të ngritur me urgjencë për këtë rast. Bashkë me autoritetet letoneze, Task Forca do të ndjekë hetimin e plotë për vdekjen e efektives Hasanaj në Camp Adazi.

Mësohet se në grupin që do merret me hetimin, ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit.

Mëngjesin e sotëm në bazën ushtarake Camp Adazi u zhvillua ceremonia e nderimit për nëntetaren e ndjerë Zarife Hasanaj ndërsa po bëhen gati procedurat për kthimin e trupit në atdhe. Deri në kryerjen e ceremonisë mortore, pranë familjes së Nëntetares qëndron një patrullë e Policisë Ushtarake.

32-vjeçarja humbi jetën aksidentalisht gjatë çmontimit të minave mëngjesin e së hënës, ndërsa u plagosën Komandanti i Kontigjentit, Majori Klodian Tanushi, i cili mësohet se është në gjendje më të rëndë dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Nëntetare Zarife Hasanaj u mobilizuar me Forcat e Armatosura në Prill të vitit 2008, ndërsa në 20 Dhjetor të vitit kaluar u dërgua me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga të Letonisë, për një afat qëndrimi 6 mujor, për demontimin e minave luftarake. Drejt kryeqytetit letonez u nis edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila do të vizitojë dy efektivët e plagosur nga shpërthimi i djeshëm.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS