#rtvora
Të enjten në orën 11:00, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin për shkelje të ligjit nga ana e KQZ-së kur regjistroi Partinë Bindja Demokratike në garën elektorale të 30 qershorit. Por ky vendim ka ngjallur një debat, ndërsa edhe shoqatat që monitorojnë proceset zgjedhore e vlerësojnë në shkelje flagrante të ligjit.
Shoqatat të cilat monitorojnë proceset zgjedhore në vendin tonë kanë ngritur shqetësimin dhe e konsiderojnë në shkelje flagrante të ligjit vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin si subjekt garues në 30 qershor Partinë Bindja Demokratike.
Premto Gogo, nga koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, thotë se KQZ nuk mori parasysh as praktikën ligjore të ndjekur nga vetë ky institucion në vitet e shkuara.
Premto Gogo: Gjithë kjo që ndodhi është në kundërshtim me ligjin, me praktikën dhe vetë qëndrimin e saj para katër muajsh.
Për më tepër, thotë Gogo, ?Bindja Demokratike? jo vetëm është regjistruar pa vendim të formës së prerë të gjykatës, por dhe në shkelje të afateve të vendosura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/regjistrimi-i-bindjes-demokratike-gogo-antiligjor-ndikon-negativisht-ne-proces
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz