RTV Ora - Shqipja gjuhë e parë! Zëvendësohen tabelat dygjuhëshe në zonat minoritare

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 1

#rtvora #finiq

Tabelat orientuese në Finiq janë vendosur sërish me gjuhë të parë shqipen dhe më pas greqishten. Një ditë pas debatit të hapur mes palës greke dhe shqiptare për respektim të minoriteteve, ARRSH bëri zëvendësimin sipas rregullave teknike. Kjo histori ngjalli reagime nacionaliste. Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama, ndërsa Konsulli grek kujtoi si kusht çështjen e integrimit.

Shqipja gjuhë e parë dhe greqishtja e dytë. Këto janë tabelat që do të orientojnë udhëtarët në aksin Gjirokastër-Sarandë dhe territorin e Bashkisë minoritare të Finiqit.

ARRSH bëri zëvendësimin e tabelave të vendosura nga bashkia jugore në shkelje të ligjit për pakicat dhe rregullave teknike që u cilësuan rrezik për aksidente.

Sonila Qato: Tabelat që po zëvendësohen janë tabela që plotësojnë të gjitha standardet e përcaktuara nga ana e kodit rrugor dhe specifikimet teknike të përcaktuara posaçërisht në rrugë nacionale aty ku ka edhe zona të minoriteteve të ndryshme. Heqja e tabelave të mëparshme i shërbente sigurisë rrugore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sarande-vendosen-tabelat-orientuese-me-shqipen-gjuhe-te-pare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form