Report TV -Ministrja e Kulturës dhe rektori Kastriot Çaushi, marrëveshje bashkëpunimi

Report TV 2019-05-29

Views 0

Puna disamujore mes Universitetit të Arteve edhe Ministrisë së Kulturës u finalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për implementimin e dokumentit ?Pakti për universitetin?. Bashkëpunimi parashikon projekte të përbashkëta dhe ngritjen e grupeve të punës për përmirësimin e infrastrukturës së Universitetit të Arteve. Rektori i Arteve Kastriot Çaushi për arritjen e kësaj marrëveshje vlerëson lëvizjen e studentëve
?Lëvizja e studentëve që u zhvillua, të gjithëve na hapi sytë, na vuri në lëvizje për të parë realitetin me një sy tjetër, shumë më realist se më parë, shumë më objektiv edhe konkret... Është shumë e rëndësishme, që MK na është përgjigjur në një bashkëpunim konkret, sepse ne kemi plotësuar disa detyra që na janë kërkuar, siç janë kërkesa konkrete për të parë jo vetëm infrastrukturën tonë, që është e vjetruar, e krijuar para çlirimit, salla, por edhe për laboratorë, instrumente edhe bibliotekë, si edhe lidhje me institucione të tjera, TKOB apo TK, që të krijohet një kompleks i tërë midis institucioneve?, shprehet rektori i Arteve, Kastriot Çaushi.

Share This Video


Download

  
Report form