Basha: Balliu mbahet në arrest politik me urdhër të Edi Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të mërkure ka qenë në Kurçë ku ka folur për arrestimin e ish-deputetit, Klevis Balliu.Në fjalën e tij kryedemokrati është shprehur se Balliu është arrestuar me urdhër politik.?Dua t?ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t?i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar. Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji. Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër.?Gjithashtu në fjalën e tij Basha eshte shprehur i bindur se ne 30 qershor nuk do të mbahen zgjedhjet lokale.Pavarisht deklaratave të kryeministrit, se nuk do të ketë shtyrje të procesit zgjedhor, sipas tij vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Share This Video


Download

  
Report form