Kryemadhi për Ditë e Evropës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në Ditën e Evropës është shprehur se kjo është një ditë që na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik.Përmes një statusi në profiling e saj në Facebook, Kryemadhi shkruan se 9 maji është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij.?9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit.Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane! Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane.?

Share This Video


Download

  
Report form