Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë ka qenë e tija prej fillimit.
Në studion e emisionin ?Opinion? ai hodhi poshtë akuzat se ky është një plan serbo-rus dhe që në të janë përfshirë edhe kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçiç.
Në procesin e dialogut Kosovë ? Serbi e vlerëson rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ndërsa është shumë i ashpër me ish-kryeministrin Berisha.
Thaçi zbulon edhe një episod të vitit 2002 kur tha se kishte nxjerrë nga zyra një nga kryeministër shqiptar.
Thaçi këmbënguli se nuk do të pranojë që nga korrigjimi i kufijve, Kosova të humbë territore.
Tv Klan