Report TV - Dita Botërore e pelikanit kaçurrel, festë në Parkun e Divjakës

Report TV 2019-05-29

Views 1

10 maji dita botërore e shpendëve migratorë dhe e pelikanit kaçurrel, është kthyer në një ditë feste në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Pelikani kaçurrel është shpendi kryesor në këtë park, duke e kthyer zonën në atraksion turistik. Ministria e mjedisit, AKZM dhe Administrata e Parkut kanë organizuar paraditen e sotme një festë, në fokus të së cilës ishte pelikani kaçurrel, i cili si me porosi i "përshëndeti" të gjithë të pranishmit duke fluturuar mbi zonë.

Përveç këtij shpendi, aktiviteti shërbeu edhe për promovimin e vlerave të zonës. Kulinaria e Turizmi, veshjet e kultura, tërhoqën turistët vendas e të huaj duke nisur që nga punimet e bëra me shtiza, grep nga gratë e zonë, dhe deri tek ushqimet tradicionale.

Mesazhi që u përcoll nëpërmjet këtij panairi ishte rikthimi i vëmendjes tek tradicionalja."Le ta bëjmë Divjakën siç ka qenë", shkruhet në disa bluze të prezantuara në panair.

Share This Video


Download

  
Report form