Mbi 100 të arrestuar për bombat molotov e dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 100 persona janë arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në protestën e të shtunës të opozitës.Ndërkohë ky numër pritet të rritet pasi dhe shumë të tjerë janë identifikuar nga policia si pjesëmarrës në aktet e dhunës.Në protestën kombëtare të opozitës të së shtunës, protestuesit u përplasën me policinë. Gjatë përplasjeve ata hodhën në drejtim të institucioneve dhe efektiveëve bomba molotov dhe mjete piroteknike.Ndërkohë nga ana tjetër policia iu përgjigj me gaz lotsjellës si dhe vuri në përdorim makinat e ujit të cilat shërndanë protestuesit.Por shoqërimi I protestuesve nuk është pritur mirë nga ana e opozitës, e cila ka protestuar këtë të dielë para Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e tyre.Të arrestuarit akuzohen për dhunë ndaj forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar këtë të dielë një takim me kryeministrin Rama.Marku është parë të shkojë në Kryeministri rreth orës 9:00 të mëgjesit.Takimi mes prokurores së përkohshme Arta Marku dhe kryeministrit Rama ka ardhur vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së opozitës ku pati përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë.

Share This Video


Download

  
Report form