Rama mesazh Bashës: Asnjë shans të rrëzosh qeverinë legjitime!Hajde në dialog

Report TV 2019-05-29

Views 0

Kryeministri Edi Rama tha të dielën se është i gatshëm të dialogojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe të kthejë në nisma ligjore e në veprim shqetësimet e opozitës.

Një ditë pas protestës së opozitës dhe 50 ditë nga data e dekretuar për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij Prokuroren e Përgjithshme, kreun e SHISH, si dhe ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë. Arsyet i shpjegoi në konferencë për shtyp një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës. "E thirra prokuroren e përgjithshme dhe të tjerët jo për protestën, por për të sjellë në vëmendje se po kërcënohet mandati kushtetues, duke u tentuar të pengohen zgjedhjet", tha Rama.

Protestat e opozitës nuk e bindin se ka humbur shumicën në popull, madje ai u shpreh i vendosur se mandatin e marrë nga populli do e çojë deri në fund.

Share This Video


Download

  
Report form