Burg per 20 protestues te se shtunes

RTV KLAN 2019-05-29

Views 2

Kështu e kanë pritur vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila la në qeli 20 nga 50 protestuesit e opozitës të arrestuar pas tubimit të dhunshëm të së shtunës. 11 u lanë në arrest shtëpie,ndërsa për 19 të tjerë u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike Edmond Spaho gjykata dhe prokuroria janë në shërbim të kryeministrit.

Ndërsa për protestën e të hënës policia arrestoi 7 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 22 të tjerë. Mbi këta persona rëndojnë akuzat e kundërshtimit dhe goditjes së policisë, shkatërrim prone dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form